Champions League, Braga pranë grupeve por Panathinaikos nuk dorëzohet, Galatasaray kalon në Norvegji (VIDEO)

Janë luajtur edhe tre sfidat e dyta të fazës play-off të UEFA Champions League ku Sporting Braga arriti një sukses të rëndësishëm në “Estadio Municipal” duke i duke fituar ndaj Panathinaikos me rezultatin 2-1.
Portugezët i shënuan të da golat në pjesën e dytë për të shkuar më të qetë një javë më pas në Athinë. Ndeshja nisi në malore për luzitanët pasi jeshilët nga Athina rrezikuan jo pak në 30 minutat e para por në të dytën muzika ndryshoi dhe ndeshja u vendos pas dominimin të Bragës që gjithsesi pësoi një gol të evitueshëm nga Mancini në kohën shtesë dhe misioni bëhet më i vështirë pasi kërkon fazën e grupeve në UEFA Champions League pas 10 viteve mungesë.
Në Norvegji, Molde priti Galatasaray ku Ellingsen hapi llogaritë dhe më pas Oliveira dhe Icardi kaluan turqit në avantazh por Haugan barazoi rezultatin por në fund Midtsjo sigloi suksesin 3-2.
Barazim edhe në Izrael mes Maccabi Haiffa dhe Young Boys, ndërsa sfida e kthimit do të caktojë edhe skuadrën që do të vazhdojë për më tej.
