40 milionë për argjentinasin e Fiorentinës, klubi i Strakoshës ben ofertën e rëndësishme

40 milionë për argjentinasin e Fiorentinës, klubi i
Nico Gonzalez mund ta vazhdojë karrierën në Premier League me fanellën e Brentford.

Klubi ishullor i ka ofruar 40 milionë euro presidentit të Fiorentinës, Rocco Comisso. Tashmë pritet që Fiorentina të japë një përgjigje zyrtare vetëm një javë pasi refuzoi 30 milionë euro për mesfushorin e avancuar që është një nga lojtarët më të rëndësishëm të formacionit vjollcë.

Në të njëjtën kohë, Brentford po zhvillon bisedime edhe me stafin e lojtarit që duket se e ka pranuar propozimin, ndërsa për të zëvendësuar Gonzalez, Fiorentina ka në letër dy alternativa,  Berardi dhe Gnonto.