VIDEO/ Messi shkëlqen përsëri dhe e çon Inter Miamin në finale
Lionel Messi ka shkëlqyer përsëri në futbollin amerikan.
Edhe pse nuk arriti të shënonte gol, ylli argjentinas kontribuoi me dy asistime në fitoren e Inter Miamit ndaj Cincinnatit në gjysmëfinale të U.S. Open Cup.
Fituesi i freskët i Kupës së Ligës shkoi në finale falë fitores së regjistruar përmes penalltive, 5:4, pasi loja e rregullt de vazhdimet përfunduan baras, 2:2 pas 90 minutash dhe 3:3 pas 120 minutash lojë.
Madje, Inter Miami i barazoi shifrat në minutat shtesë për t’ia mundësuar vetes vazhdimet. Dy gola për ekipin “Pink” i realizoi Leonardo Campana, kurse një tjetër e shtoi Josef Martinez.
Messi nuk arriti kësaj radhe të shënonte gjatë lojës, por ishte i saktë si gjithmonë nga penalltia.
Nga ana tjetër, për Cincinnatin realizuan Luciano Acosta, Brandon Vazquez dhe Yuya Kubo.
Kështu, Leo Messi me shokë do ta kërkojnë trofeun e dytë në histori brenda vetëm pak javësh.
Në finalen e madhe të kësaj gare, Inter Miami do të luajë me Houston Dynamo në “DRV PNK Stadium” më 27 shtator.
Ndërkohë, mision i Messit është ta ngrisë sa më lartë ekipin e tij në renditjen e ligës MLS, në pjesën e dytë të sezonit, e cila do të nisë shumë shpejt.
Argjentinasi i ka shënuar 10 gola në 8 ndeshje në futbollin amerikan.


