Spanja, Hermoso kërkon “dënim shembullor” për shefin e federatës që e puthi në buzë

Spanja, Hermoso kërkon “dënim shembullor” për shefin Jenni Hermoso thyen heshtjen pak ditë pas skandalit ku u puth në buzë nga kreu i Federatës së Futbollit, Luis Rubiales i cili më pas kërkoi falje për gjestin gjatë festimeve në finalen e Kupës së Botës.

Lojtarja iberike kërkon një ndeshkim të rëndë për Rubiales, i cili nuk u kursye në puthjen ndaj lojtarës së Pachuca.

Deklarata e lojtares:

“Unë dhe sindikata e lojtareve po punojmë që akte të tilla të dënohen dhe ndaj njerëzve të tillë të merren masa pasi lojtarët duhen mbrojtur nga gjeste të tilla të patolerueshme”.

Kampionia e botës ka bërë edhe një kërkesë në Këshillin Superior të Sportit Spanjoll për të vepruar me shpejtësi dhe vendosmëri ndaj veprimeve që dhunojnë dinjitetin e femrës.