Inter bën goditje në…dalje. Correa te Marseille për gjysmën e shumës që u ble nga Lazio
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Gusht 2023, 07:32

Joaquin Correa e ka mbyllur edhe zyrtarisht kapitullin me Interin. Sulmuesi argjentinas i blerë dy vite më parë nga Lazio transferohet te Marseille në formë huazimi.
Francezët kanë të drejtë ta blejnë për rreth 15 milionë as një sezoni ndërsa ish-sulmuesi i Lazios që nuk gjente më hapësira në skuadrën milaneze, ka pranuar ofertën.
Rrugën e kundërt nga Marseille drejt Interit do ta bëjë Alexis Sanchez. Pas një sezoni në Ligue 1, kiliani ka vendosur të kthehet në Itali pasi ka shkëputur kontratën me Marseille dhe do të jetë ai njeriu që do të qëndrojë në stol për të pritur shansin që do t'i japë trajneri Simone Inzaghi.
