Pavard “sajon” sëmundjen për të bindur Bayern Munchen ta lirojë
Interi po këmbëngul por Pavard mbetet ende në udhëkryq. Kur dukej se marrëveshja me Bayern Munchen për mbrojtësin francez u arrit, situata ka ngrirë sepse bavarezët nuk po arrijnë të gjejnë një zëvendësues.
Në këtë mënyrë, lojtari është tensionuar pasi dëshiron transferimin e menjëhershëm në Milano ndërsa nuk ishte i pranishëm në seancën e fundit stërvitore, i justifikuar nga një raport mjekësor.
Ky është sqarimi zyrtar që bën klubi bavarez në lidhje me mungesën e mbrojtësit në seancë, por sipas mediave situata është tërësisht ndryshe sepse mes palëve ka tension.
Pavard kërkon që klubi ta lejë të lirë të transferohet në Milano. Kjo mendohet se është thjeshtë një formë proteste e lojtarit në adresë të klubit.
Në Milano Inter ndërkohë po e pret e madje shpresonte që ta kishte në dispozicion që në transfertën e Cagliari-t por mesa duket, shtatlarti duhet të presë të paktën edhe disa ditë ashtu si trajneri Simone Inzaghi.
