Partizani i kushtëzuar nga dëmtimet, ja si do të luajë sot në Astana
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Gusht 2023, 11:53
Kampionët e Shqipërisë do të luajnë sonte në Astana të Kazakistanit kundër skuadrës që fitoi titullin sezonin e kaluar me një formacion të ndikuar nga dëmtimet e shumta.
Mba dhe Da Silva në sulm, Sembene dhe Atanaskoski në mbrojtje dhe Mensah në mesfushë janë emrat që do t’i mungojnë trajnerit Zoran Zekic.
Në këtë mënyrë, tekniku kroat ka planifikuar të hedhë në fushë një formacion eksperimental.
Formacioni;
Qirko
Zekolli, Sota, Kocijan, Hadroj
Mehmeti, Rrapaj, Murataj
Taipi, Cara, Grezda
