60 mijë përdorues droge, policia dhe të rinjtë aktivitet sensibilizues
Nën moton “ti themi jo drogës dhe kriminalitetit” të rinjtë e shkollave të mesme në Tiranë dhe policia e kryeqytetit kanë organizuar aktivitete sensibilizuese sesi mund të parandalohen fenomene të tilla.Ndërsa si formulë suksesi per luftën ndaj fenomeneve të tilla negative shihet bashkëpunimi midis forcave të rendit dhe komunitetit.Kreu i shoqatës stop hiv-aids Arjan Boci u shpreh se në Shqipëri ka 60 mijë përdorues drogë dhe mënyra më e mirë për të luftuar këtë fenomen është bashkëpunimi me policinë.Shefi i patrullës së përgjithshme në policinë e kryeqytetit, Bedri Hasanaj, sqaroi se policia duhet të shihet si aleat nga të rinjtë dhe bëri apel për denoncim të rasteve kur tregohet drogë në ambjentet e shkollave.Ky aktivitet është në vazhdën e nismave që ka marrë policia e Tiranës në ndërgjegjësimin e të rinjve në luftë kunder fenomeneve negative.