Transmetimi i fushatës me kasetat e partive, KQZ: Kemi zbatuar ligjin
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka hequr poshtë publikimet e fundit në media se ky institucion detyron televizionet private të transmetojnë materiale filmike të miratuara më parë dhe të sjella me kasetat e ofruara nga vetë selitë e partive.Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e KQZ-së theksoi se vendimi i marrë nga ky institucion është në zbatim të kodit zgjedhor ndërsa citoi edhe pikën 1 të nenit 84 të Kodit Zgjedhor mbi bazën e të cilit është marrë ky vendim.”KQZ me vendimin nr. 503, datë 3.06.2013, ka zbatuar detyrimin qe kodi zgjedhor i ngarkon për të nxjerr udhëzime në lidhje me menyrën se si subjektet zgjedhore duhet të përgatisin materialet për informacionin e fushatës zgjedhor, të cilat ja vënë në dispozicion operatorëve radiotelevizive private. Partive politike të drejtën të përgatisin materiale për pasqyrimin e fushatës zgjedhore dhe këto materiale t’ia vënë në dispozicion radiotelevizioneve private u’a jep kodi zgjedhor dhe jo KQZ. KQZ me këtë vendim në zbatim të Kodit Zgjedhor vendos vetëm disa udhëzimë që garantojnë identifikimin e qartë të subjektit zgjedhor që ka përgatitur materialin për pasqyrimin e fushatës zgjedhore, si dhe garanton paanshmërinë nga ana e operatorëve radiotelevizivë privat në pasqyrimin e fushatës zgjedhore të subjekteve zgjedhore. Të gjithë jemi koshient se jo të gjitha mediat kanë kapacitete dhe mundësi për të ndjekur çdo aktivitet të çdo partie politike dhe vendimi nr. 503 nuk i përjashton ato media nga mundësia për të transmetuar fushatën zgjedhore të partive politike. Ky vendim i KQZ nuk përjashton as mediat që dëshirojnë dhe kanë kapacitete për të ndjekur çdo aktivitet të të gjitha partive politike” tha zëdhënësja e KQZ.VENDIMI I MIRATUAR NGA KQZVendimi “Për pasqyrimin e fushatës zgjedhore në Radio / Televizionet private, bazuar në materialet e vëna në dispozion nga subjektet zgjedhore, për zgjedhjet e Kuvendit, të datës 23 Qershor 2013”.KQZ vendosi që Operatorët radiotelevizivë privatë në informacionet dhe edicionet e zakonshme e të veçanta për pasqyrimin e fushatës zgjedhore duhet të zbatojnë këto procedura:a- duhet të përcaktojnë qartë subjektin zgjedhor përkatësb- informacionet mbi aktivitetet e fushatës zgjedhore, që përgatiten dhe transmetohen në edicionet informative, bazuar në materiale të vëna në dispozicion nga subjektet zgjedhore, duhet të identifikohen qartë në përputhje me udhëzimet e KQZ-sëc- logoja e partisë politike apo koalicionit zgjedhor, duhet të jetë e dukshme, jo më e vogël se logoja e operatorit audioviziv që e transmeton dhe të qëndrojë në ekran jo më pak se një e treta e kohës së transmetimit të materialit, spotit apo reklamës zgjedhore.