Ndeshja Shqipëri-Norvegji, policia merr masa

Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri-Norvegji, ndshje që do të zhvillohet nesër në orën 20:30 në stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa.Në një njoftim të saj, policia thekson se gjatë hyrjes së sportëdashësve në stadium, do të ushtrohet kontroll i imtësishëm në drejtim të parandalimit të futjes në stadium nga tifozët, të sendeve të ndaluara si: Mjete e sende të forta, fishëkzjarre, shishe të ndryshme, kapsolla, flamuj me shkopinj, parrulla me mbishkrime jo të përshtatshme etj.“Kështu, lutemi qytetarëve për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e tyre, për bllokimin e segmenteve rrugore që të çojnë për në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë, duke filluar nga ora 14.00’ deri më 24.00’, duke bllokuar qarkullimin në rrugët “Dervish Hima”, “Asim Zeneli” dhe “Perlat Rexhepi” si dhe Sheshi “Nënë Tereza” deri tek Presidenca.  Policia e Tiranës, duke kërkuar dhe njëherë mirëkuptimin e publikut, ju kujton sportdashësve dhe pjesëmarrësve në këtë aktivitet, respektimin me rigorozitet të rregullave të vendosura dhe kodit të sjelljes si para, gjatë dhe pas përfundimit të aktivitetit sportive” thuhet në njoftimin e policisë.Nesër në orën  20.30 në stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa ” Tiranë, do të zhvillohet ndeshja ndërmjet ekipik kombëtar të Shqipërisë dhe Norvegjisë, ndeshje e vlefshme për eleminatorët e Kampionatit Botëror të Futbollit.