AP: Jo qeverisjes militante, Dojaka bën thirrje për pjesmarrje në votime

Kryetari i Aleances popullore, Artur Dojaka, i beri thirrje qytetareve te marrin pjese ne zgjedhje, pasi ky akt nuk lejon nje qeverisje prej militanteve. Ai theksoi se ne kete menyre shprehin revolten dhe vendosin per te ardhmen e tyre, pavaresisht kujt i shkon.“Aleanca Popullore beson se ushtrimi i të drejtës së votës nga cdo qytetar ka një rëndësi të jashtëzakonshme në këto zgjedhje. Ne u bëjmë thirrje jo vetëm mbështetësve tanë, por të gjithë bashkëqytetarëve me të drejtë vote: Kush nuk voton, lejon të qeveriset nga militantët partiakë.Shqipëria nuk duhet të qeveriset nga një vullnet jopërfaqësues.Si bashkëqytetarë të përgjigjshëm për fatet tona dhe të vendit, ne nuk duhet ta dorëzojmë Shqiperinë, në doren e nje pakice – e kujtdo ngjyrimi ajo qoftë. Vendimmarrja mbi fatet tona, e ardhmja jonë dhe e fëmijëve tanë meriton shumë më tepër se kaq. Te mos votosh do te thotë ti heqesh vetes atributet e te qenit qytetar. Të mos votosh do te thote te mohosh një te drejte të fituar me sakrifica.Të mos votosh do të thotë të hedhesh poshtë mundin e atyre qe kane luftuar per liritë qytetare në Shqipëri. Revolta nuk shprehet duke mos votuar. Revolta shprehet duke votuar masivisht” deklaroi ai.