Idrizi në Peqin: PDIU plan konkret për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka zbritur sot në qytetin e Peqinit ku ka prezantuar kandidatin për deputet të kësaj force politike për Qarkun e Elbasanit, zotin Aqif Rakipi.Gjatë fjalës së tij, kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi është shprehur i bindur në fitoren e PDIU-së në zgjedhet e 23 qershorit.
Teksa ka prezantuar programin e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Idrizi është ndalur tek zgjidhja e problemit të ish-të përndejekurve, duke pasqyruar programin e PDIU-së për këtë pjesë të shoqërisë.“Tallja 23 vjeçare me ish-të përndjekurit është turp mbarëkombëtar. Shoqëria shqiptare i ka një borxh të madh atyre që u dënuan padrejtësisht, sepse mbrojtën ato të cilat sot i kemi të shenjta: lirinë. Dëmshpërblimi ndaj tyre duhet të ishte mbyllur. Ne kemi plan konkret dhe të qartë: 20% e çdo privatizimi të kaloj në fondin e kompensimit te ish-të përndjekurve. Brenda dy viteve merr fund saga e tyre.” – u shpreh Idrizi.
Më tej ai theksoi se zoti Aqif Rakipi do të jetë zëri i Elbasanit në Parlamentin e Shqipërisë, si një zë patrioti që do të punoj vetëm për të mirën e shqiptarëve, aty ku Zoti i ka vënë.“Miq, unë jam sot këtu përpara kush për të prezantuar shokun, mikun, zërin tuaj në Parlamentin e ardhësëm, Aqif Rakipin. Ai së bashku me deputetët e tjerë të PDIU-së do të jenë zëri patriot në Parlament dhe nuk do të lejojnë çënimin e shqiptarëve, kudo që janë. Unë ju ftoj që më datë 23 qershor, të gjithë t’i drejtoheni kutive të votimit të dhe të votoni numrin 50, Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet në mënyrë që e ardhmja juaj, e fëmijëve tuaj dhe e kombit shqiptar të jetë e begatë.” – përfundoi Idrizi.Ndërkaq nga ana e tij zoti Aqif Rakipi vuri theksin tek puna e kryer deri më tani nga dy deputetët e PDIU-së në Parlament, duke kërkuar nga të gjithë shqiptarët që në 4 vitet e ardhshme Parlamenti i Shqipërisë të ketë 7 zëra patriotësh, të cilët të luftojnë për të drejtat e kombit shqiptar.
.