Berisha në Gramsh e Elbasan: Do të rivendosim rrogën e 13-të
Kryeministri Sali Berisha premtoi sot rivendosjen e rrogës së 13-të për punonjësit e administratës duke nisur nga dhjetori i këtij viti.Ndërsa prezantoi kandidatët e Partisë Demokratike në Gramsh, kryeministri Berisha premtoi gjithashtu një plan për punësim, për zhvillimin e infrastrukturës dhe të jetës së qytetarëve shqiptarë."Politika jonë është mbrojtja e qytetarit. Ne do të përmirësojmë cilësinë e jetës së njerëzve. Ju premtoj të gjithë punonjësve të administratës shqiptare se në fund të këtij viti do të fillojë rroga e 13-të", tha Berisha.Kryeministri Berisha ka premtuar sërish asfaltim të të gjitha rrugëve, trefishim të granteve për fermerët, marrjen e statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për në BE gjatë 4 viteve që vijnë."Ne kemi një plan konkret për punëismin dhe ai bazohet në vazhdimin e ndërtimit të infrastrukturës më moderne. Ne kemi rindërtuar në Gramsh dhjetra km rrugë në komuna, qytet dhe kudo. Zotimi im solem ëhstë se 4 vitet që vijnë në të gjitha anët e këtij rrethi do rindërtohet dhe asfaltohet çdo rrugë dhe do tju japin ju infrastrukturën e lagjeve të qyteteve. 4 vitet që vijnë do të rindërohet cdo shkollë, çdo ujësjellës dhe do të trefishohen financimet pë fermerët. 4 vitet që vijnë Gramshi do të shndërrohet në epidendrën e punësimit pasi filluan punimet për Kaskadën e Devollit. Por përvec kaskadës janë 14 hece të tjera që do të ndërtohen. Ne e bazojmë punësimin në tërheqjen e madhe të investimeve të huaja, ne hoqëm taksën për çdo makineri. Kjo do të thotë që bizneset në Gramsh e Shqipëri do të zhvillohen shumë më tepër" tha Berisha.Kreu i qeverisë ka vijuar sërish me akuzat ndaj opozitës duke theksuar se alternativa e saj është ajo e mashtrimit."Alternativa jonë është serioze dhe bazohet në ndihmën tonë ndaj jush, që ju me lirinë ekonomike, me biznese tuaja, me fermat tuaja të rrisni çdo ditë e më shumë mirëqënien tuaj. Alternativa jonë bazohet në rrugën tonë drejt BE-së si rruga për të ardhmen tonë më të mirë. Cila është alternativa tjetër? Alternativa tjetër është ajo e bllokimit, e mohimit, e shpifjeve dhe trillimit. Do t`ju bëj thirrje qytetarëve,demokratë e socialistë të kujtojë se cili ishte mesazhe që i dërgoi Edi Rama nga ky shesh kompanisë gjigante ku deklaroi se Berisha po u tregon përrallën e hidrocentralit. Qesharak bëhet ai që e quan përrallë këtë projekt” tha Berisha.Në fund të fjalës së tij në Gramsh, kryeministri u kërkoi qytetarëve të votojnë në 23 qershor Partinë Demokratike."Në 23 qershor të votoni për punësimin tuaj, votoni për shndërrimin e burimeve ujore të Gramshit. Votoni për integrimin e Gramshit dhe Shqipërisë në Bashkimin Europian. Votoni nr 44, votoni PD-në, fitore” tha Berisha.Berisha inaguron rrugën Mollas-Selitë-FrashërKryeministri Berisha ka inaguaruar sot edhe rrugën Mollas- Selitë-Frashër në Elbasan.Në fjalën e tij, kryeministri Berisha ka premtuar sërish lekujdimin në dorë të para të shpenzuara për rritjen e prodhimit dhe acizën për naftën."Ne kemi një qëllim madhor dhe kjo është që ju të nxirrni më shumë fitim nga djersa që derdhni nga toka. Ne po ndërtojmë rrugë pasi pa rrugë çdo prodhim përgjysmohet dhe i ikën vlera. Ky investim i shërben 50 mijë banorëve por një seri rrugësh do të ndërtohen në këtë komunë. Ne jemi zotuar që ju të keni infrastrukturë të njëjtë me lagjet e qyteteve, të keni kanalizime, ujësjellësa dhe energji elektrike. 3 premtimet e mia janë për një sistem vaditjes ndër më modernet. Siç po ndërtojmë rrugë do ndërtojmë edhe një sistem modern vaditjeje. Së dyti grantet për fermerët do të trefishohen dhe së treti do t`u japim para në dorë për akcizën e naftës që ju shpenzoni për punimin e tokës, do u japim para në dorë për TVSH për farërat dhe imputet bujqësore” tha kryeministri.Kryeministri Berisha u ka premtuar banorëve mbrojtje nga ana e qeverisë ndërsa akuzoi sërish alternativën e PS-së.Ne do ju mbrojmë ju si ju kemi mbrojtur deri sot. Por ne nga ana tjetër për të përballuar sfidën kemi dyfishuar pensionet në fshat dhe kemi rritur pensionet në qytet dhe rrogat, do të rrisim rrogat. Alternativa tjetër ndiqeni me vëmendjen, ajo është që qumështi i lopës tënde që e mban me mundim të bëhet i pavlerë se shoku i autobusit thotë unë do heq TVSH për qumështin, mor shkok, nëse e bën këtë fermerët , do vijë plot qumësht drejt vendit se ata e subvencionojnë 3.5 euro ditën lopën, vetëm me skemën e qeverisë ne subvencionojmë 35 mijë lopë rrace, që do të bëhen të pavlefshme, cfarë do të ndodhë me grurin, gruri do vijë pa tvsh me një cmim shumë më të ulët, juaji do të kalbet në fushë. Do heqë tvsh për miellin, por punëtorët e fabrikave që punojnë cfarë do bëjnë për të mbajtur familjet” tha Berisha.