Topi: Politika diskriminuese e qeverisë zbaton standarte të ndryshme zhvillimi
Kryetari i FRD-së Bamir Topi u takua më simpatizantë e mbështetës të zonës së Kombinatit. Ai u ndal fillimisht në problemet që hasin banorët e kësaj zone të cilët u shpreh z.Topi nuk janë trajtuar si pjesët e tjera të kryeqytetit.“FRD vjen para jush me një drejtues teknik dinjitoz i futbollit si Albano Janku. Ky sport të mëson shumë rregulla, rregulla të forta që duhet të aplikohen edhe në jetën e përditshme por që i mungojnë politikës shqiptare.”tha kryetari I FRD-së para banorëve të njësisë 6-të.Sipas z.Topi sot është koha që shqiptarët të mendojnë për hallet e tyre të shohin se ku kanë shkuar taksat tyre dh eta ndëshkojnë keqadministrimin e qëllimshëm të parave te qytetarëvë më votën kunder qeverisë.Në Tiranë, vazhdoi z. Topi, politika zbaton standarte të ndryshme zhvillim ndërsa FRD synon të ndryshojë këtë politikë diskriminuese për t’ju ofruar shqiptarëve një politikë të ndershme që ka në plan të parë qytetarin, pa shifra dhe premtime boshe.Në mbyllje të fjalës së tij kryetari Topi u bëri thirrje banorëve të Kombinatit që të analizojnë dhe krahasojnë programet e partive politike dhe shprehu bindjen se në programin zgjedhor të FRD-së do të gjejnë shumë zgjidhje të shqetësimeve dhe halleve të tyre.Ndërsa kandidati për deputet i FRD-së Albano Janku falenderoi të pranishmit për mbështetjen që po I japin duke shprehur besimin se ashtu sic është mësuar si sportiest të jetë gjithmonë fitues edhe në 23 qershor do të jetë pjesë e skuadrës fituese të Frymës së Re Demokratike.