Britania kërkon shqiptarin, Aleks Shyti aksidentoi për vdekje 20-vjeçarin londinez
Policia britanike ka filluar një bashkëpunim me autoritetet shqiptare për kërkimin e një personi, i cili besohet se ka vrarë një këmbësor pasi e ka goditur me makinën e tij. Viktima ishte një 20 vjecar Ricky Burlton nga Londra, i cili vdiq pasi u godit në rrugë në vitin 2010.
Shoferi i makinës, që besohet se është një shtetas grek i quajtur Georgios Tsoulos, u arratis nga spitali dhe policia beson se fshihet në vendin e tij të origjinës, Shqipëri. Policia tashmë beson se autori është 34-vjeçari Alexi Shyti.Gjatë marrjes në pyetje pas aksidentit, Shyti kishte dëmtime të rënda në fytyrë. Hetuesi thotë se 34-vjeçari është larguar nga spitali në Endfield të Londrës me goditje në sy.Kur oficerët e policisë shkuan në shtëpinë e tij në Herford, ai ishte zhdukur. Policia vërtetoi se dokumentet e tij greke ishin false dhe se jeton ilegalisht në Britaninë e Madhe. Pas tre vitesh nga aksidenti, policia beson se Shyti jeton në Fier në Ngraçan dhe po punojnë me autoritet shqiptare për ta gjetur.Policia britanike thotë se 34-vjeçari ka ende lidhje me njerëz që jetojnë në Londër dhe se ata mund të japin informacion të dobishëm. Por ata besojnë se mund ta gjejnë Shytin me anë të shenjave në fytyrë që mori nga aksidenti.