Bulqizë, e zë masivi i dheut, në gjendje të rëndë minatori

Plagoset një minator në minierën e kromit në Bulqizë. Një masiv dheu është shkëputur duke zënë poshtë minatorin Sadik Shiti, 50 vjeç, i cili ishte duke punuar në një prej galerive të minierës.Menjëherë minatori është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Bulqizës dhe sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.Shiti pritet të dërgohet me helikopter drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë për një ndihmë më të specialisuar mjekësore.Kushtet e këqija të punës në minierën e kromit në Bulqizë kanë shkaktuar shpeshherë aksidente që kanë çuar edhe në plagosjen apo vdekjen e minatorëve.