Mediu prezanton kandidaten për deputete në njësinë 7

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu zhvilloi një takim në njësinë 7, ku u prezantua kandidatja për deputet Elkida Sinani.Gjatë këtij takimi, Mediu u ndal sërish të çështja e pronave, e cila sipas tij, tashmë është duke u trajtuar nga shumë parti.Ndërsa zonja Elikda Sinani u shpreh se vlerat me të mira republikane, si besimi në zot, familja prona, dashuria për kombin, janë të çdo njeri, por e rëndësishme është që ata t'ia transmetojme njëri tjetrit, për të ndryshuar për mirë, në rrugën e përbashkët të shqiptarëve, drejt një angazhimi evropian.