Unioni i gazetarëve në protestë: Kasetat e partive janë censurë!”
Nën moton, "Kasetat e partive janë censurë" një përfaqësi e Unionit të Gazetarëve ka protesuar para selive të PD E PS dhe KQZ-së për të kundershtuar vendimin që i detyron mediat vizive te transmetojnë materialet filmike të montuara nga partitë politike.Fillimihst unioni iu drejua PD e më tej PS, ku në godinat e 2 partive u dorëzun në mënyrë simbolike 2 dvd për të dëshmuar se media nuk do pranojë transmetimin e tyre. Më tej gazetarët proptesuan para KQZ-së, institucioni që vendosi transmetimin e kronikave të montuara nga partitë ose në të kundërt, televizionet sipas kodit, do të gjobiten më shuma që variojnë disa miliona lekë.Kreu i unionit të gazetarëve tha se me këtë vendim cënohet puna e medias e cila vihet në funksion të partive politike prandaj kërkoi tërheqjen e vendimit nga KQZ-jaEdhe gazetarja Anila Basha ndërsa kundërahoi vendimin, vlerësoi iniciativën e “Ora News” për të mos pranuar asnjë kasetë të përgatitur nga partitë.Vendimi i KQZ-së i bazuar në pikën 1 të nenit 84 të Kodit Zgjedhor detyron televizionet private dhe radiot të transmetojnë gjatë fushatës zgjedhore materialet filmike apo audio të përgatitura nga partitë politike.Kodin Zgjedhor, i miratuar me konsensus nga PD dhe PS, thotë se operatorët radiotelevizivë, në rast se nuk respektojnë minutazhin politik gjatë edicioneve informative, mund të gjobiten nga KQZ deri në 3 milionë lekë të rinj për operatorët kombëtare dhe 1.5 milionë lekë për operatorët vendorë.