Kukës, kontroll të befasishëm ndaj kandidatit të LSI: Urdhër i Nokës
Teksa zhvendosemi drejt datës së zgjedhjeve situata sa vjen dhe tensionohet. Kandidati i LSI për deputet, Qemal Elezi, ndërsa udhëtonte sot drejt Hasit për një takim elektoral i është nënshtruar një kontrolli të befasishëm të forcave të policisë.Pas kësaj Elezi ka shpjeguar për mediat arsyet e ndalimit, që sipas tij ishte rezultat i një urdhëri nga lart, duke nënkuptuar kreun e Ministrisë së Brendshme Flamur Noka, ndërsa konfirmoi se në përfundim të kontrollit nuk u gjet asgjë e dyshimtë në automjetin e tij.“Ndalimi im ishte me urdhër nga lart, isha nisur për në Has për një takim elektoral. U kryekontroll i dhunshëm ndaj makinës, por nuk u gjet asgjë. I bëj thirrje ministrit Noka që vota të mos merret me dhunë, por me punë efektive” deklaroi ai.