Aksident i rëndë në Korçë, 2 të vdekur dhe 9 të plagosur

Nje aksident i rënde automobilistik me bilanc 2 te vdekur dhe 5 të plagosur ka ndodhur në aksin rrugor Korçë- Pogradec, prane fshatit Leshnicë rreth ores 10:00 të mengjesit.Akisdenti, i cili sipas policisë ka ardhur për shkak të shpejtësisë së lartë, ka ndodhur mes dy atomjeteve, furgonit me targa KO 711 A ku udhëtonin 9 persona dhe automjeti tip Toyota me targa greke NAX633 drejtuar nga shtetasi Elvis Seksemi 20 vjec, banues në Pogradec.Si pasojë ka mbetur i vdekur në vend, drejtuesi i automjetit TOYOTA, shtetasi Elvis Sekseni, 20 vjeç nga Korça, kurse ne spitalin e Pogradecit, ne sallen e reanimacionit gjeti vdekjen dhe pasagjeri i makines me targa greke, i identifikuar si Raid Zaçellari.Ndërsa të plagosur kanë mbetur 9 pasagjerë të furgonit, mes te cileve dhe nje 11-vjecar.Sipas policisë me furgon udhëtonin shtetasit,

  • Leonora Nica 62 vjec,
  •   Lirika Tereziu 61 vjeç,
  • Gjergji Spirollari, 64 vjeç,
  • J.K, 11 vjeç,
  • Liljana Kozmollari 66 vjeç,
  • E.M, 14 vjeçe,
  • Lenkë Mita 74 vjeç,
  • Vasil Arroni 45 vjeç, drejtues i furgonit,
  • Marjeta Arroni 65 vjeç.
Të nëntë personat e furgonit janë dërguar në spitalin rajonal të Pogradecit me plagë të rënda në trup, por jashtë rrezikut për jetën.Policia sqaroi se mjeti me targa greke qe udhëtonte në drejtim të Pogradecit dhe furgoni në drejtimin e kundërt janë përplasur pasi mjeti me targa greke i ka prerë rrugën këtij të fundit. Sipas policise te dy mjetet kane qene me shpejtesi tej normave te lejuara.