Berisha: Rama merret me vitet e mia, s’ka alternativë për shqiptarët
Kryeministri Berisha ka sulmuar teorinë e Ramës për infrastrukturën, “rrugë vetëm aty ku ka treg”. Nga Shqijaku, ku edhe prezantoi kandidatët demokratë për deputetë, Berisha deklaroi se në një vend të lirë, liria ekonomike është përcaktuese për zhvillimin, begatimin dhe mirëqënien e qyetarëve.
“Ka një javë që bën beteja me rrugët, por kur i ngecën në fyt deklaroi sot në Labinot se rrugët duhen por duhet ti shërbejnë tregut. Atje sot shkon dhe autobusi mavi, por mos mendoni ju se ai ishte vetëm kundër ndërtimit të rrugës në Labinot, ai quajti rrugën e Kombit rrugën e asgjëkundit, votoi kundër autostradës Tiranë-Elbasan. Deklaroi se duhet rrugë aty ku kalon tregu, të dashur qytetarë tregu kalon aty ku punon çdo qytetar. Në një vend të lirë për njëriun liria ekonomike është përcaktuese për zhvillimin, begatimin, mirëqënien e qyetarëve” tha Berisha.Kryeministri Berisha sulmoi edhe premtimin e Ramës për heqjen e TVSH-së për 5 ushqimet bazë, që sipas tij do ta kthejë Shqipërinë në një “Republikë Bananesh”, duke mos prodhuar asgjë vetë.“Këto ditë Rama zotohet se do heqë TVSH për produktet bazë ushqimore, kjo është tu godasësh në zemër fermerëve tanë prodhimet e tyre, të hapësh dyert për prodhuesit gjigandë të botës, do të thotë që gruri në Shijak të mos mbillet më kurrë. Po hoqe TVSH, të huajt janë të gatshëm të dynden në porte me prodhimet e tyre” theksoi ai , duke shtuar se me vendosjen e kësaj takse do të falimentojnë shumë biznese.Debati mbi taksat nuk ka munguar edhe në këtë takim, ku Berisha vlerësoi edhe njëherë se taska e sheshtë, ose taksa e e tw dhjetave sic preferon ta quajë ai, është taksa më e drejtë dhe më e ndershme për qytetarët, përkundrejt taksës progresive që Berisha e etiketoi si taksë të regjimit komunist.
Duke iu referuar deklarimeve të Ramës për moshën e tij, Berisha ,u shpreh se nuk ia vlen të merresh me një 50- vjeçar që fyen tjetrin për vitet e moshës.“Alternativa tjetër është e kazanit, e sharjeve, mallkime, kërcënime nuk ia vlen të merremi me të. Në të ecim përpara. Një burrë 50- vjeçar që beson dhe ka moralin të fyejë tjetrin për vitet e moshës, më mirë të mos merremi me të.”- tha Berisha.Lideri i PD kërkoi mbështetjen e banorëve të Shijakut për të vazhduar më tej rrugën e ndërtuar bashkarisht, për një Shqipëri të zhvilluar dhe europiane.“Shumë punë kemi për të bërë, po ne që ndërtuam shumicën e infrastructures duke e nxjerrë Shqipërinë nga balta, ne do ndërtojmë edhe atë që ka mbetur. Ne që ngritëm ndërtesën e arsimit do ta shtyjmë atë drejt cilësisë. Këto vite ne bëmë gjithcka për të përmirësuar klimën e biznesit dhe e vërteta është se në Shijak bizneset janë 2 dhe 3 fishuar. Ne ligjet bëmë, por lumenjtë e djersës i derdhët ju, duke e shndërruar Shijakun në një port të rëndësishëm industrial dhe bujqësor të vendit. Kemi bërë gjithcka për një shëndetësi moderne, sigurisht ka vend për përmirësim.Kjo është rruga jonë, rrugë me djersë, vështirësi, por rrugë e sukseshme , rrugë e sigurt. Do vazhdojmë të rrisim rrogat, pensionet , do ju mbrojmë ju fermerë shqiptarë” përfundoi Berisha.Pas mitingut elektoral në Shijak, Kryeministri Sali Berisha mori pjesë sot në inaugurimin e godinës së parë të kampusit të Universitetit "Aleksandër Moisiu", në Durrës. Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha e cilësoi një ngjarje shumë të rëndësishme inaugurimin e kampusit të ri të universitetit të Durrësit, si dhe theksoi se në vazhdim duhet të bëhet gjithçka për të rendur pas cilësisë në universitete.
“Të bëjmë gjithçka për të rritur cilësinë. Unë jam optimist, sepse janë politikat e drejta ato që të çojnë drejt niveleve të reja të cilësisë; është liria akademike dhe bashkëpunimi me sektorin privat që të çojnë nga një nivel cilësor në një nivel tjetër; është përpjekja juaj e ndershme për të vendosur praktikat më transparente të vlerësimit ajo që do të shumëfishojë motivimin e të gjithë atyre që dëshirojnë të shohin të vërtetë ëndrrën e tyre universitare”, tha Kryeministri Berisha.Kryeministri hodhi poshtë akuzat e kreut të opozitës Edi Rama, se Universitetet janë ‘piramida’.“Të quash sot piramida universitetet e vendit është një absurditet shumë i madh. Në Universitet e vendit pa diskutim nga dobësi ,element informaliteti, po nuk janë dominuese, këto janë terciare, dhe nuk mund të hedhës djersën e të rinjve dhe të pedagogëve që me ambicien më pozitive përpiqen të kapin nivelet më të larta. Nuk mund të hedhësh poshtë përpjekjen për kampuse të tillë. Ky Universitet do të jetë diamant për Durësin.Ju uroj shumë suksese, ju garantoj se zoti rektor u gëzova kur pashë ndërtesën tjetër që ka filluar themelet, plani do zbathet dhe këtu do ndërtohet korpusi shqiptar më i mirë i vendit dhe rajonit”, ” theksoi Berisha.Godina e re ka 26 auditorë, me kapacitet prej rreth 3000-3500 studentë; 3 laboratorë, me kapacitet 160 studentë, bibliotekë, sallë leximi dhe sallë internet, 2 salla të mëdha eventesh, 3 salla mbledhjesh dhe 27 zyra, 5000 m2 ambiente të gjelbëruara dhe pushimi.Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, përbëhet tashmë nga 7 fakultete dhe ofron 51 programe studimi Bachelor, Master edhe 1 program doktorate.
Universiteti ka filluar ndërtimin e kampusit universitar në një sipërfaqe prej 55 hektarë dhe parashikohet t’u shërbejë më shumë se 25.000 studentëve. Në 7 vjet, numri i studentëve të këtij universiteti është 13-fishuar, nga 999 studentë në vitin 2006, këtë vit ka arritur në rreth 14 mijë studentë.