Partizani-Roma, mesfushori serb nuk do të udhëtojë në Tiranë

Partizani-Roma, mesfushori serb nuk do të udhëtojë në
Në kampin e Romës ka një alarm. Nemaja Matic refuzon të marrë pjesë në seancat stërvitore dhe kështu ka ndodhur edhe pasditen e djeshme në “Trigoria”.

Një frakturë që duket e pariparueshme mes palëve pasi shtatlarti kërkon të largohet te Rennes me vlerë kartoni zero, ashtu siç erdhi dy vite më parë nga Manchester United por Roma kërkon të arkëtojë të paktën 5 milionë, shumë të cilën klubi francez nuk është i gatshëm ta paguajë.

Në këtë mënyrë, Matic nuk do të udhëtojë me skuadrën drejt Tiranës ku sonte në mbrëmje Roma do të sfidojë Partizanin në miqësoren e fundit të fazës përgatitore.

Një tjetër mungesë e rëndësishme dhe e konfirmuar për mbrëmjen e sotme është sulmuesi Paulo Dubala i dëmtuar në miqësoren me Toulouse. Argjentinasi do të qëndrojë në Romë për të punuar i veçuar.