Partizani me Taipin pas sulmuesve, ja formacioni i të kuqve sonte në mbrëmje

Sonte në orën 19:00 Partizani do të kërkojë të hedhë hapin e parë drejt historisë pasi do të sfidojë në raundin e tretë të Conference League skuadrën letoneze të Valmieras.

Trajneri Zoran Zekic do të hedhë në fushë një formacion ofensiv për ta vendosur menjëherë në vështirësi kundërshtarin.

Hadroj është rikuperuar dhe do të jetë gati për të startuar që nga minuta e parë në krahun e djathtë ndërsa Sota dhe Preka do të rreshtohen në qëndër të mbështetur edhe nga Atanasoski në të majtë e Qirko në portë.

Murataj, Mehmeti dhe Rapaj janë treshja e mesfushës që do të mbulojnë taipin disi më të avancuar dhe Mba e Carën në majën e sulmit.