Barcelona firmos me talentin që do të bashkohet me katalanasit një vit më pas

Barcelona firmos me talentin që do të bashkohet me katalanasit
Është zyrtare, Barcelona blen një nga talentet më të mëdhenj të momentit por nuk preferon ta aktivizojë menjëherë duke e lënë edhe për një vit në formë huazimi.

Bëhet fjalë për brazilianin Vitor Roque, pjesë e Club Athletico Paranaense. Marrëveshja është mbyllur për rreth 30 milionë euro plus 31 milionë të tjera në formë bonusesh nëse lojtari do të arrijë të gjitha objektivat e vendosura në kontratën mes palëve.

Ai ka nënshkruar një kontratë që e lidh me Barcelonën deri në vitin 2031 dhe ka një klauzolë shitjeje 500 milionë euro.