“Faleminderit Samir”, Interi i jep lamtumirën njeriut simbol pas më shumë se 1 dekade

11 vite ka zgjatur historia e bashkëpunimit mes Interit dhe Samir Handanovic por tashmë ka ardhur momenti i lamtumirës.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, klubi zikaltër falënderon gardianin slloven që ka mbajtur për shumë kohë edhe shiritin e kapitenit. “Faleminderit Samir”, shkruan Interi në profilin zyrtar që e shoqëron me një video emocionuese.

 

Handanovic që sezonin e fundit u zëvendësua në portë nga Onana, e ka veshur fanellën e skuadrës nga Milano 455 herë duke barazuar Ivan Ramiro Cordoba. Ai është një nga 10 lojtarët me më shumë prezenca me këtë skuadër në të gjithë historinë.