Ballkani bën mrekullinë, Ilir Daja i jep leksion Ludogorets-it (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Korrik 2023, 22:49

Ka një skuadër shqiptare që po shkëlqen në Europë. Ballkani i drejtuar nga Ilir Daja regjistroi një fitore surprizuese ndaj Ludogorets në ndeshjen e parë të luajtur në Prishtinë për llogari të UEFA Champions League.
Ndeshje perfekte nga kampionët e Kosovës që thyen gjigandët bullgarë me dy gola që erdhin si logjikë e lojës së bukur dhe rasteve të krijuara nga Ballkani.
Meriton Korenica dhe Zyba me nga një gol në çdo pjesë, shpërblyen skuadrën nga Suhareka që hedh një hap të madh drejt raundit të dytë.
Barazim shumë i vlefshëm edhe për Strugën e drejtuar nga Shpëtim Duro që nuk u mund dhe as nuk pësoi në fushën e Zalgiris duke u kthyer në shtëpi me një rezultat që mund ta ndihmojë shumë të ecë për më tej.
