Conor McGregor tallet me ministren spanjolle, ja arsyeja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Korrik 2023, 13:20
Teresa Ribera mund të jetë njeriu i fundit që mund të bëhet shënjestër e një kampioni UFC-je si Conor McGregor por ja që ndodh edhe kështu.
Zv.kryeministrja spanjolle e cila drejton edhe Ministrinë Ekologjike, shkoi në një mbledhje të zhvilluar në Villarreal, me biçikletë në mënyrë që të sensibilizojë sa më shumë njerëzit të zgjedhin këtë mjet transporti.
Ishte pikërisht kjo zgjedhje e saj që ngjalli reagimin e irlandezit, i cili i vuri në dukje faktin që edhe pse me një biçikletë, po shoqërohej nga dy njerëz të tjerë.
Postimi i McGregor:
“Komikja vazhdon. Boll më! Postime edhe kur flasin, udhëtojnë, ecin,, jetojnë apo marrin frymë”.
Ridiculous carry on. Enough! Either walk it, talk it, live it, breath it. Or shut it! https://t.co/ppBQV74hny
— Conor McGregor (@TheNotoriousMMA) July 12, 2023
