Arlind Ajeti te gjigandët e Rumanisë, mbrojtësi i Kombëtares nis aventurën ballkanase

Arlind Ajeti gjen strehë në Rumani ku ka nënshkruar për tre sezone me CFR Cluj.

29-vjeçari i Kombëtares Shqiptare largohet nga Italia ku gjatë tre sezoneve të fundit është aktivizuar me Reggiana, Padova dhe dë fundmi me Pordenone. 

Te Cluj ai bashkohet me shqiptarin tjetër, Ermal Krasniqi i cili është transformuar në një lider te skuadra rumune vetëm një vit pas trajnsferimit nga Ballkani. 

Gjatë javëve të fundit Ajeti ishte përfolur edhe për një zhvendosje të mundshme te Tirana por ai ka preferuar Rumaninë ku mund të luajë ende në nivele të larta.