Arabia Saudite “fshesë me korent”, Zaniolo obkjektivi i radhës

Nuk kanë të ndalur ofertat ndaj yjeve të Europës në adresë të lojtarëve, kohët e fundit edhe ndaj emrave që janë në kulmin e karrierës së tyre dhe jo në perëndim.
Pasi rrëmbyen Marcelo Brozovic nga Interi, Milinkovic Savic nga Lazio dhe Benzema nga Real Madrid, arabët nuk ndalen. Emri i radhës i joshur nga milionat e naftës është Nicolo Zaniolo.
Kontratë jashtë çdo logjike financiare i është propozuar italianit të Galatasaray. 120 milionë në 4 vjet, praktikisht 30 milionë në sezon për ish-sulmuesin e Interit dhe Romës. Është klubi i Al Hilal ku kanë shkuar Milinkovic dhe Koulibaly që kërkon shërbimet e talentit italian i cili edhe pse në moshën 24-vjeçare dhe në kulmin e karrierës, mund të vazhdojë të luajë në Arabi.
Për t’u diksutuar mbetet nyja e çmimit të kartonit me klibin turk pasi Zaniolo e ka dhënë “ok” për transferimin në Lindjen e Mesme.
