Joan Laporta rrëfen se si babai i Messit e “preu në besë”
Në një intervistë të orëve të fundit, numri 1 i klubit katalanas rrëfen se si gjatë momenteve të fundit, babai i Lionel Messit, Jorge, që është edhe agjenti i tij, ndryshoi drejtim duke e larguar sulmuesin nga një rikthim i mundshëm në Barcelonë edhe pse marrëveshja ishte arritur dhe mbetej për t’u firmosur kontrata.
“Kishim arritur marrëveshjen e madje kishim marrë edhe miratimin e Ligës por ai erdhi dhe më tha se Messi kishte kaluar dy vite shumë të vështirë në Paris dhe tani donte të luante në një kampionat me më pak presion. Unë i thashë se e kuptoja shumë mirë këtë qëndrim”.
Laporta flet gjithashtu edhe për gjendjen e Barcelonës që pak kohë më parë rrezikonte madje edhe falimentimin:
“Klubi është më mirë se dy vite më parë por duhet të jemi të matur. Martinez dhe Gundoghan janë dy lojtarë që i kërkoi Xavi. Mund të themi që kemi arritur të marrim edhe Vitor Roque. Kemi një skuadër më të mirë se Real Madrid. Si tifoz jam shumë i kënaqur me skuadrën që kemi ndërtuar”.
