FORMACIONI ZYRTAR/ Partizani-BATE Borisov, ja si do të luajnë të kuqtë në ndeshjen e “jetës”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Korrik 2023, 19:51

Në orën 20:45 në “Air Albania Stadium” Partizani do të presë BATE Borisov në sfidën e parë ët raundit të parë të UEFA Champions League 2023-2024.
Një ndeshje shumë e rëndsishme për të kuqtë e Zoran Zekic që mund të reflektojë edhe sjelljen e klubit dhe skuadrës gjatë sezonit të ardhshëm pasi përveç aspektit sportiv, kjo sfidë vlen shumë edhe financiarisht për kampionët e Shqipërisë. Ndryshime të vogla krahasuar me skuadrën titullare të sezonit të kaluar për “demat” që do të luajnë me formacionin klasik 4-3-3;

PARTIZANI;
Qirko; Hadroj, Sembene, Sota, Atanaskoski; Rrapaj Memeti, Murataj; Da Silva, Mba, Cara

BATE Borisov;
Kudravets; Khadarkevich, Nechaev, Bane, Jimoh; Gromyka, Grechyko, Bocharov; Kontsevoy, Malkevich, Antilevski
