Përgjimi për Chiellini-n “mbërthen” Agnelli-n, ish-presidenti i Juves dënohet sërish
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Korrik 2023, 11:22
Edhe 16 muaj të tjerë skualifikim për ish-presidentin e Juventusit, Andrea Agnelli. Gjykata e Federatës Italiane ka dhënë vendimin për çështjen “Prisma” ku Agnelli del se është përgjegjës për manipulimin e pagave dhe të të ardhurave nga sponsorët.
Në këtë mënyrë, dënimi aktual i bashkohet atij prej 2 vitesh pezullim për aktivitetet që lidhen me plusvalencat false dhe në këtë mënyrë, për 3 vite dhe 4 muaj a nuk mund të ushtrojë asnjë detyrë zyrtare.
Vendimtar në gjykimin e radhës ka rezultuar një telefonatë e përgjuar ku Agnelli i shpjegon agjentit të Giorgio Chiellini-t mënyrën se si do të vepronin për të fshehur pagën e vërtetë të mbrojtësit që rinovoi kontratën vite më parë.
