Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Partizani-BATE Borisov. Shumë raste dhe emocione në "Air Albania"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Korrik 2023, 21:35
Ndeshja Partizani-BATE Borisov e vlefshme për raundin e parë të UEFA Champions League ka mbyllur 45 minutat e para në barazim pa gola.
Shumë raste të humbura nga të dyja skuadrat por disa flagrante nga kampionët e Shqipërisë me Muratajn, Carën dhe Da Silvan.
10 minutat e para ishin të vështira për ekipin e Zekic që më pas e mbylli pjesën e parë në rritje. Nota e vetme negative e mbrëmjes është prania e vakët e tifozëve ne "Air Albania".
Për këtë sfidë jane shitur rreth 6 mijë bileta, shumë pak për një skuadër që synon kalimin në turin e dytë të UEFA Champions League.
