Tottenham surprizon Bayern-in, kërkon rinovimin me pagën e pamendueshme për Kane

Tottenham bën lëvizjen e madhe për të bindur Harry Kane të rinovojë kontratën me klubin londinez.

Kapitenit i janë ofruar plot 20 milionë euro në sezon për te hedhur firmën në kontratën e re pasi aktualja skadon në vitin 2024 dhe klubi rrezikon ta humbasë me parametra zero vitin e ardhshëm.

Trajneri Ange Postecogolou kërkon ta ketë në skuadër sulmuesin me numrin 9 dhe në këtë mënyrë drejtuesit po punojnë që ta bindin në mënyrë që Kane të pranojë ofertën e paprecedentë për Tottenham.

Kjo është një lëvizje që e kap disi në befasi Bayern Munchen, klubi që ka shfaqur interesin më të madh për anglezin, për të cilin ka ofruar 80 milionë euro vetëm pak ditë më parë.