Inter mbetet pa portier, Onana do të transferohet te Manchester United

Interi duhet të gjejë një portier tjetër të standartit ndërkombëtar nëse dëshiron të zhvillojë një sezon tjetër të suksessshëm në Europe.

Andre Onana është i përzgjedhuri i Man. United duke vendosur të bashkohet me ish-trajnerin e tij, Ten Hag dhe zikaltërit nuk munden të bëjnë asgjë për ta ndaluar, thjesht të arkëtojnë 50 milionë euro dhe të mendojnë për një emër tjetër.

Kamerunasi ka nisur të kërkojë një shtëpi në Manchester dhe kjo është një shenjë e qartë se ai nuk do të kthehet në Milano pasi në “Old Trafford” do të mbrojë katërkëndëshin e lënë bosh nga De Gea.

Marrëveshja mund të arrihet gjatë orëve të ardhshme por tashmë është vetëm çështje formalitetesh pasi klubet kanë rënë dakort që transferimi të kryhet mbi bazën e 50 milionë eurove.