Vllaznia gjen kapiten, mesfushori shkodran i “hap derën” rikthimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Korrik 2023, 16:01

U aktivizua për më shumë se një sezon te Shakhtar Soligorsk në Bjellorusi duke fituar edhe një titull që iu hoq më pas por tashmë Ardit Krymi mendon për rikthimin në Shkodër.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ai i jep lamtumirën skuadrës bjelloruse. Në këtë mënyrë, i hapet rruga rikthimit të mesfushorit në qytetin u u rrit profesionalisht.
Krymi u largua nga Vllaznia në vitin 2022, ndërsa nuk do të jetë në dispozicion të shkodranëve për sfidën e dyfishtë me Linfield pasi regjistrimi në UEFA është mbyllur dhe tashmë nuk ka më kohë.

Gjithsesi, fillimisht Vllaznia duhet të zyrtarizojë rikthimin e kapitenit e më pas mund të nisë riintegrimi i tij në grupin e drejtuar nga Migen Memelli.
