E BUJSHME/ FIFA bllokon merkaton e Al Nassr, skuadra e Ronaldos në telashe

Ishte paralajmëruar disa ditë më parë me sinjalet që dha Federata Arabe, ndërsa tashmë hyn në lojë edhe FIFA.

Institcioni qëndror i futbollit botëror bllokon merkaton e klubit të Al Nassr për shkak të shpenzimeve marramendëse që thyejnë çdo rregull të fair play financiar.

Cristiano Ronaldo përfiton rreth 200 milionë euro në sezon dhe vetëm paga e luzitanit duket se ka plotësuar të gjithë limitin e Al Nassr për pagat, ndërsa Marcelo Brozovic mund të jetë blerja e fundit e regjistruar nga klubi me qëndër në Riyadh.

Gjithsesim, si për ironi, alarmin e ka ndezur transferimi i Ahmed Musa në vitin 2018 nga Leicester City. Sipas mediave, Al Nassr që e bleu për rreth 14 milionë lojtarin, nuk ka derdhur një pjesë modeste të shumës, rreth 400 miljë euro dhe ky fakt e ka shtyrë FIFA-n të bllokojë merkaton e Al Nassr.