Cristiano “çokollatë”. Shikoni momentin e mbërritjes së Ronaldos në Arabi pas pushimeve verore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Korrik 2023, 10:12
Pothuajse 20 ditë pushime të plota për Cristiano Ronaldon që me jahtin dhe familjen e tij shëtiti në disa nga destinacionet më të frekuentuara të Mesdheut.
Tashmë është koha për të menduar për futbollin e luajtur dhe skuadrën e Al Nassr. Me forcimin e skuadrave të tjera në merkato, kampionati do të jetë edhe më i vështirë dhe Cristiano është një nga të parët që rikthehet në klub për të nisur punën sa më parë.
Me ngjyrën “çokollatë” të trupit dhe dukshëm në humor, numri 7 rikthehet në Riyadh.
Ja videoja e publikuar nga klubi arab;
