Shehi optimist për kalimin e fazës së parë, Naddovki i bindur për fitoren
Tirana do të sfidojë nesër Dinamon e Batumit në raundin e parë të UEFA Conference League.
Trajneri Orges Shehi nuk zhbalancohet në konferencën e shtypit, ai thekson se Tirana i ka të gjitha mundësitë për të kaluar gjeorgjianët edhe pse ata e kanë nisur sezonin disa muaj përpara dhe ky mund të jetë një avantazh në aspektin fizik.
Orges Shehi:
“Kemi parë dy ndeshjet e tyre të fundit edhe ndeshjet më përpara, kemi një opinion për ta. Është një kundërshtar që meriton respekt. Kemi shumë ndryshime në skuadër, mund të jetë më e re se ajo që patëm sezonin e kaluar, edhe pse nuk është kohë e mjaftueshme që lojtarët të njihen me njëri tjetrin, mendoj që është një përballje që çdo futbollist mund ta interpretojë mirë, lojtarët që kanë ardhur kanë eksperiencë europiane.
Më duket e largët dita kur kam luajtur vetë, ne këtë vit kërkojmë të bëjmë maksimumin, duhet të vlerësojmë detajet e vogla, kemi lojtarë që kanë prekur nivele të larta ashtu si unë. Shpresoj të bëjnë më të mirën, Në fundin e sezonit vuajtëm shumë nga dëmtimet, Abazaj dhe Lushkja janë plotësisht të gatshëm janë 100% të rikuperuar dhe jemi shumë të lartë që i disponojmë. Presioni është i vazhdueshëm, është i mirë nëse di ta menaxhosh situatën, vjet ishte histori tjetër këtë vit është tjetër, ne do futemi në fushë me moralin lart dhe të bëjmë më të mirën, tifozë do të jenë të gjithë shqiptarët se të gjithë duan që klubet shqiptare të ecin sa më shumë.
Prurjet e reja mundohen të përthithin idetë e reja që ka trajneri, ju përmendët Kainën i cili nuk është në gjendje të mirë shëndetësore për shkak të virozëve, nuk besoj se ka ndonjë ndryshim të madh, e rëndësishme është vendosja. Hoxhallari ka qenë pikë kyçe e jona, kapasur rëndësinë e vet në skuadër, jam me idenë që flamujt e një skuadre duhet të mbeten gjatë aty. Ai ka pothuajse gjithë jetën tek Tirana, klubi meriton respekte që arriti të përmbushë kërkesat e tij dhe Dokës, dhe është mirë kur vijnë futbollistë që e njohin ekipin dhe që i do tifozeria, shpresoj të japin të njëjtin kontribut që kanë dhënë dikur. Përshtatja është gjëja kryesore, me ardhjen e tyre shtohet konkurrenca, por njëri luan sot dhe njëri nesër".
Filip Najdovski:
“Jam i sigurt që në fazën tjetër do të kalojmë ne. Si do t’ia dalim? Këtë do ta shikoni në fushën e lojës. Ata e kanë nisur kamionatin prej shumë javësh por kjo nuk ka shumë rëndësi, ne i kemi marrë masat për t’ia dalë mbanë”.
