Ofertë e parezistueshme edhe për Bernardo Silva-n, kampioni i Europës drejt Arabisë Saudite
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Korrik 2023, 11:06

Rrjeti televiziv CBS bën me dije se Al Hilal është pranë marrëveshjes me Manchester City ku do të paguajë 70 milionë euro për mesfushorin Bernardo Silva.
Në këtë mënyrë Barcelona tërhiqet përfundimisht nga gara për të siguruar shërbimet e fantazistit i cili do të sigurojë një pagë sheikësh te skuadra nga Riyadh.
Portugezi do të gjejë në skuadrën e tij të re lojtarët e transferuar së fundmi, Ruben Neves nga Wolves dhe Milinkovic-Savic nga Lazio.
Për të bindur talentin luzitan, klubi saudit i ka ofruar 50 milionë euro në vit për 3 sezonet e ardhshme me një vlerë totale investimi prej 220 milionë euro.
