Arabia Saudite nuk ndalet, pasi “rrëmbeu” Milinkovic, ofertë mostruoze edhe për Pogba
Serie A është vënë në shënjestër të klubeve nga Arabia Saudite. Pasi Al Hilal arriti marrëveshjen me Lazion për transferimin e Milinkovic-Savic, një ofertë tjetër mund të trondisë Italinë.
Bëhet fjalë për mesfushorin e Juventusit, Paul Pogba të cilit i janë premtuar 100 milionë euro. Lojtari francez i fesë myslimane dhe praktikant i rregullt e ka hapur derën ndaj një oferte të tillë pasi ashtu si Benzema edhe ai dëshiron të jetojë në një vend shumë fetar si Arabia Saudite.
Klubi që ka shfaqur interes është Al Ahli ku u transferua Firminho vetëm pak ditë më parë. Bëhet fjalë për skuadrën e qytetit të Jeddah që premton ta mbulojë me ar lojtarin me ngjyrë tëcilit i propozon kontratë 3-vjeçare.
Gjatë sezonit të fundit, Pogba luajti vetëm 161 minuta për shkak të dëmtimeve të vazhdueshme dhe Juventus nuk është kundër largimit të francezit dhe shuma që mund ta shkëpusë nga torinezët është e papërfillshme, rreth 10 milionë euro.
