Fanella e Messi-t në finalen e Kupës së Botës përfundon në…muze

Fanella e Messi-t në finalen e Kupës së Botës përfundon
FIFA nuk dëshiron të rrezikojë. Tre muaj pas finales së Katarit ku Argjentina fitoi Kupën e Botës, fanella e Lionel Messit me numrin 10 është vendosur në muzeun e institucionit më të lartë të futbollit botëror në Zyrih.

Fanella bardhekaltër i është bashkuar koleksionit unikal të FIFA-s dhe tashmë muzeu ka në pronësi fanellën më të rëndësishme të fituesit të 7 Topave të Artë.

Në muzeun e FIFA-s në Zvicër bëjnë pjesë edhe disa nga objektet më domethënëse dhe simbol të Kupave të Botës gjatë që nga viti 1930 dhe deri në ditët e sotme.