Shuma e çmendur që Chelsea shpenzoi për dy trajnerë të shkarkuar
55 milionë euro për trajnerët në 9 muaj. Kjo është shuma që ka shpenzuar Chelsea për Tuchel dhe Potter gjatë këtij sezoni. Me këtë shumë, shumë skuadra të Premier League dhe në mbarë Europën do të kishin ndërtuar skuadra të forta dhe ndoshta konkurruese edhe në Europë.
I larguari i fundit, Graham Potter do të arkëtojë rreth 15 milionë euro nga prishja e kontratës me Chelseat dhe llogaritur këtu edhe 25 milionëshin e paguar te Brighton, ai i ka kushtuar Chelseat në total 42 milionë për 7 muaj punë me rezultate shumë të dobëta.
Potter kishte një pagë vjetore rreth 8 milionë euro në sezon. Tuchel gjithashtu u pagua me rreth 13 milionë euro pauarsi u shkarkua nga detyra në muajin shtator, duke e çuar shumën totale në 55 milionë.
Kësaj shume i shtohen edhe 600 milionë eurot e shpenzuara në dy dritaret e merkatos çka do të thotë që në total Chelsea ka investuar më shumë se gjysmë miliardë në 10 muaj thjesht për një vend të 11-të dhe për çerekfinalen e UEFA Champions League.
