Florent Hasani ndëshkon i vetëm Erzenin, Tirana rikthehet në krye me Partizanin

Sulmuesi i lindur në Kosovë, Florent Hasani u bë njeriu i ndeshjes dhe i gjithë javës së Kategorisë Superiore me tre gola duke mposhtur i vetëm Erzenin.

Tirana kalon me rezultatin 3-1 ekipin shijakas dhe rikthehet sërish në krye bashkë me Partizanin në kuotën 47 duke mos i dhënë asnjë moment pushim ekipit të kuq.
Beteja për titullin po përvijohet e ashpër mes dy rivalëve të kryeqytetit pasi kampionat vuajtën në pjesën e parë por në të dytën zhbllokuan menjëherë me Hasanin që në minutën e 48 dhe më pas i njëjti lojtar në të 75 dhe 89 shënoi edhe dy herë duke e marrë topin e ndeshjes në shtëpi.



Një moment i veçantë ishte ai i minutës së 58 ku të dyja ekipet pasi kishin rënë dakort paraprakisht, ndalën lojën për të hapur iftarin. Për pak çaste, lojtarët e të dyja skuadrave u dehidratuan dhe konsumuan diçka të shpejtë për të vijuar më pas lojën.
