Kaosi në tunel, ja çfarë ndodhi mes Spalletit, Leaos dhe Maldinit
Napoli-Milan parashikohej të ishte një ndeshje e ndezur dhe kështu ndodhi. Në pushimin mes pjesëve, Rafael Leao dhe Maldini regjistruan një përplasje verbale me trajnerin e skuadrës vendase, Lucciano Sopalletti.
Përpara se të hynin në fushën e lojës, në tunel, trajneri napoletan nuk e priti aspak mirë kalimin e drejtorit sportiv të Milanit në krah të tij, duke e cilësuar provokues, ndërsa sipas asaj që duket në kamerat e sigurisë, ai po përballej me Leaon për mënyrën provokuese të festimit që bëri portugezi në rastin e golit.

“Gabove” mësohet t’i ketë thënë trajneri sulmuesit portugez, por në këtë moment ndërhyri drejtuesi kuqezi duke i sqaruar trajnerit të kaltër se festimi provokues nuk kishte lidhje me tifozët në stadium por ishte një mesazh ndaj njerëzve që e kanë kritikuar ashpër gjatë javëve të fundit sulmuesit e Milanit.

Spalletti nuk e priti aspak mirë ndërhyrjen e Maldinit duke shkaktuar tension në tunelin e “Maradona”-s.


