Emocione në Kamëz, Laçi “flirton” me fitoren por 3 pikët i prek Kastrioti

Kastrioti fiton 2-1 në fund të një ndeshjeje shumë të luftuar dhe me të papritura në Kamëz kundër Laçit që rrezikon shumë në optikën mbijetesë. Pasi shënoi me Mihanën, skuadra e Emiljano Çelës nuk arriti të ruante avantazhin për shkak të rrjetës së Saliou Guindo, i cili barazoi shifrat por emocionet më të mëdha të ndeshjes u regjistruan në minutat e fundit.

Babatunde shënoi për kurbinasit në minutën e 90 por arbitri e pa aksionin në VAR dhe anuloi golin pas një prekje të topit me dorë. Festë në krahun tjetër që pas pak çastesh kaluan madje në avantazh.

Spartak Ajazi sigloi rrjetën që rikthen fitoren në kampin e Kastriotit ku kanë ende shpresë për të qëndruar në elitë. Me 27 pikë, Kastrioti mbetet në fund por 6 pikë është diferenca me Laçin që mbetet 4 nga Bylisi i vendit të parafundit.

Emocione në Kamëz, Laçi “flirton” me fitoren por 3