Chelsea shkarkon trajnerin Graham Potter

Humbja me Aston Villan në "Stamford Bridge" ditën e djeshme shkakton tërmet në radhët e Chelseat.

Presidenti Todd Boehly shkarkon nga detyra trajnerin Graham Potter. Ai u emërua në stolin e Chelseat në muajin shtator pas shkarkimit të Thomas Tuchel i cili pak ditë më parë mori drejtimin e Bayern Munchen. 

Chelsea shkarkon trajnerin Graham Potter

Në drejtimin e bluve, në kampionat Potter numëron 22 ndeshje me 8 fitore, 6 barazime dhe 9 humbje. Viti 2023 rezultoi katastrofik me vetëm dy fitore, pavarësisht fushatës stratosferike në merkato. 

Chelsea shkarkon trajnerin Graham Potter

Gjatë merkatos se dimrit klubi shopenzoi 323 milionë pound me blerjen rekord Enzo Fernandez në krye të listës por edhe me emra të tjerë si Mudryk i cili u zhvendos në Angli për rreth 80 milionë.

Chelsea shkarkon trajnerin Graham Potter

Në total bashkë me kupat dhe Europës, ish-trajneri i Brighton ka fituar 12 nga 31 ndeshje. Momentalisht skuadra renditet në vendin e 11 në Premier League dhe nuk ka pothuajse asnjë shpresë për zonën e Champions League ndërsa do të ndeshet në dy çerekfinalet europiane me Realin e Madridit.

Mauricio Pochettino, Zinedine Zidane, Luis Enrique dhe Brendan Rodgers janë emrat më të kuotuar për t’u ulur në stolin e Chelseat sezonin e ardhshëm, ndërsa momentalisht drejtimin e skuadrës do ta marrë zëvendëri i Potter, Bruno Saltor.

Komunikata e Chelseat:

“Në emër të të gjithëve në klub, duam të falënderojmë sinqerisht Graham-in për kontributin e tij te Chelsea. Kemi niveklin më të lartë të respektit për të si trajner dhe si person. Ai është sjellë gjithmonë me profesionalizëm dhe integritet dhe të gjithë jemi të zhgënjyer nga ky rezultat”.