VIDEO/ Newcastle drejt objektivit historik, Manchester United dështon në “St. James Park”

Willock dhe Wilson i dhurojnë fitoren Newcastle që i kthen reston Manchester United pas humbjes në finalen e kupës.

Sfida direkte për zonën Champions League në Premier mes “Qymirxhinjve” dhe ekipit të kuq nga Mnanchester-i u mbyll 2-0 në favor të vendasve që shënuan dy gola në pjesën e dytë për të fituar tre pikë në kurriz të skuadrës së Erik ten Hag.

VIDEO/ Newcastle drejt objektivit historik, Manchester United dështon

Pas këtij suksesi, Newcastle hedh një hap shumë të rëndësishëm për pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm pasi është ngjitur në vendin e tretë me 50 pikë po aq sa Manchester United, ndërsa të dyja skuadrat ndiqen nga Tottenham me 1 pikë më pak.