Benzema “kanibal”, Topi i Artë shpërthen kundër Real Valadollid (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Prill 2023, 18:13
Reali i Madridit i përgjigjet Barcelonës me një fitore të thellë 6-0 kundër ekipit të presidentit Ronaldo, Real Valadollid.
Kampionët e Spanjës regjistruan një ndeshje pa histori në shtëpi kundër miqve që nuk arritën të rezistonin duke e mbyllur pjesën e parë në disavantazh të katërfishtë ku Rodrygo hapi serinë e golave por tre të tjerë i shtoi sulmuesi francez. Më pas në pjesën e dytë shënuan edhe Asensio e Vazquez.
Edhe pse me agjerim, Benzema duket se nuk e ka aspak problem duke zhvilluar një ndeshje shumë të mirë të aspektin personal që u mbyll me suksesin e rëndësishëm të skuadrës së Carlo Ancelottit e cila mbetet ende shumë larg Barcelonës me 12 pikë më shumë në krye të klasifikimit pas suksesit në transfertën e Elche-s.
