Dinamo drejt Superiores, fitorja minimale e rikthen në vendin e dytë “nëndetësen”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Prill 2023, 18:45
Dinamo e nis javën me një fitore shumë të rëndësishme për objektivat e skuadrës kryeqytetase.
Blutë mundën 1-0 Korabin në ndeshjen më të rëndësishme të kësaj jave në Kategorinë e Parë, duke thyer dibranët që konsiderohen një nga skuadrat më të forta të këtij sezoni.
Goli u shënua 15 minuta nga fundi nga Danaj ndërsa miqtë luajtën me 10 lojtarë që prej minutës së 35 për shkak të daljes së Tabakut me të kuq.
Pas këtij suksesi, Dinamo rikthehet në vendin e dytë që siguron momentalisht një vend për Superioren, duke lënë sërish prapa Flamurtarin.
